top of page

Rreth nesh

Ne informojmë, avokojmë, i ndërlidhim dhe luftojmë për zhvillimin e biznesit dhe suksesin e Republikës së Kosovës

Kush jemi Ne

​

Lidhja e Bizneseve të Kosovës është entitet i pavarur, në shërbim të ekonomisë së tregut me konkurrencë të lirë, partner konstruktiv i institucioneve shtetërore të Kosovës, partner në dialogun social si dhe promotor i politikave të zhvillimit ekonomik.

 

Lidhja e Bizneseve bashkon shoqata dhe asociasione të bizneseve në Kosovë. Veprimtaria e Lidhjes së Bizneseve është zgjeruar edhe në vendet e BE-së e cila  drejtohet dhe menaxhohet nga një ekip profesional. 

​

Këtij ekipi i prinë kryetari i saj z. Besart Dreshaj së bashku me bordin i zgjedhur nga Kuvendi i Lidhjes.

 

Me 11 anëtarë të bordit dhe 14 departamente Lidhja e Bizneseve ka formësuar stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e saj vepruese.

​

Çfarë bëjmë Ne

​

Ne ofrojmë mundësi ekslusive të rrjetëzimit, krijojmë mundësi komunikimi me bizneset kosovare, bizneset rajonale, të Europës dhe Shteteve të Bashkuara.

​

Ne i informojmë anëtarët tanë me analiza rreth ndryshimeve të politikave ekonomike dhe ofrojmë këshilla ligjore, i lidhim ata me liderët në biznes dhe krerë të institucioneve përmes ngjarjeve të ndryshme,  i pajisim me mjete dhe burime për t'i ndihmuar bizneset të kenë sukses. Mbi të gjitha, ne shërbejmë si aleat dhe kampion të tyre.

​

NE INFORMOJMË AVOKOJMË, I NDËRLIDHIM DHE LUFTOJMË PËR ZHVILLIMIN E BIZNESIT DHE SUKSESIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS.

​

Office Hall_edited.jpg
AEnB2UowvsoqkhEbHBIjcc5_8k-u2LzliE0EgsMl

Bëhu pjesë e jona

bottom of page