top of page


Vizitë në fabrikën “Qumështorja VITA” – Një model i suksesit dhe inovacionit

26 pri 2025

Në kuadër të aktiviteteve të saj për mbështetjen dhe promovimin e bizneseve vendore, Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, z. Besart Dreshaj, së bashku me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, realizuan një vizitë në fabrikën “Qumështorja VITA”, që operon nën ombrellën e korporatës së njohur Devolli Group.

Delegacioni u prit ngrohtësisht nga drejtori i fabrikës, z. Artan Spahija, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, të cilët prezantuan zhvillimin dhe sukseset e kompanisë.

Gjatë vizitës, patëm mundësinë të shohim nga afër procesin modern të prodhimit të qumështit VITA, ku teknologjia më bashkëkohore, automatizimi i plotë dhe standardet më të larta të kontrollit të cilësisë janë të pranishme në çdo fazë të prodhimit. Produktet e VITA-s eksportohen me sukses në tregjet e Bashkimit Evropian dhe më gjerë, të certifikuara sipas standardeve ndërkombëtare.

Ambasadori Malaj vlerësoi lartë nivelin e teknologjisë, profesionalizmin dhe cilësinë e prodhimit, duke theksuar se “ajo që shihet këtu është shembull i shkëlqyer jo vetëm për Kosovën dhe rajonin, por edhe për tregjet evropiane”.

Qumështorja VITA jo vetëm që mbështet mbi 200 punonjës të drejtpërdrejtë, por edhe një rrjet të gjerë fermerësh të angazhuar si kontraktorë dhe nënkontraktorë, duke kontribuar ndjeshëm në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

Devolli Group, përmes qumështores VITA, vazhdon të jetë një faktor kyç në përpunimin e lëndëve të para bujqësore dhe në rritjen e prodhimit vendor, duke dëshmuar përkushtim të vazhdueshëm ndaj inovacionit dhe cilësisë.

Sukseset e kësaj kompanie i shërbejnë jo vetëm ekonomisë së Kosovës, por edhe imazhit ndërkombëtar të vendit tonë, duke dëshmuar potencialin që ka Kosova në prodhimin e standardeve më të larta evropiane.

Gjatë takimit, drejtori z. Artan Spahija prezantoi para delegacionit zhvillimin e fabrikës, sfidat me të cilat ballafaqohen bizneset në sektorin e prodhimit, si dhe mundësitë për bashkëpunim dhe lobim të përbashkët për përmirësimin e klimës së të bërit biznes në Kosovë.

Pjesë e delegacionit ishin: Këshilltari për Bashkëpunim Ekonomik të Ambasadës së Shqipërisë, z. Kastriot Noli, dhe kolegët nga Lidhja e Bizneseve të Kosovës, z. Hashim Deshishku, z. Murat Kuka, z. Mustafë Krasniqi dhe z. Gezon Berisha,

#QumështorjaVITA #DevolliGroup #LidhjaBizneseve

Qumështoria VITA – Një histori e suksesit dhe inovacionit

Lidhja e Bizneseve të Kosovës

League of Businesses in Kosovo

Zëri i Biznesit Tuaj!

Email: info@lidhjaebizneseve.org

Phone: +383 (0) 44 331491

© 2024 Lidhja e Bizneseve të Kosovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara !

bottom of page