top of page

Intervista e kryetarit z. Dreshaj, per RTV21

11 mar 2025

Intervista e kryetarit z. Dreshaj, per RTV21

Intervista e kryetarit z. Dreshaj, per RTV21

Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK) shpreh shqetësimin e saj për vonesën në formimin e institucioneve shtetërore, e cila po ndikon drejtpërdrejt në stabilitetin ekonomik dhe zhvillimin e vendit. Çdo ditë e humbur në këtë proces përkthehet në stagnim ekonomik, pasiguri për bizneset dhe ulje të interesit të investitorëve të huaj.

Jemi në një situatë urgjente, ku spektri politik duhet të veprojë me përgjegjësi të plotë dhe të mos humbasë më kohë. Formimi i institucioneve duhet të bëhet sa më parë, në mënyrë që të nisë hartimi dhe zbatimi i një programi qeverisës të qartë dhe efektiv. Ky program duhet të përfshijë reforma fiskale dhe ndryshime në legjislacionin ekonomik, të cilat do të përmirësojnë klimën e të bërit biznes dhe do të rrisin atraktivitetin e Kosovës për investitorët ndërkombëtarë.

LBK shpreson që në krye të institucioneve të vendosen persona kredibilë, me përvojë dhe aftësi menaxheriale, të cilët mund të drejtojnë me sukses dikasteret qeveritare dhe të krijojnë politika të qëndrueshme për rritjen ekonomike.

Koha për veprim është tani! Bizneset dhe qytetarët kanë nevojë për institucione funksionale dhe për politika që garantojnë zhvillim dhe stabilitet ekonomik për të ardhmen e Kosovës.

Lidhja e Bizneseve të Kosovës

League of Businesses in Kosovo

Zëri i Biznesit Tuaj!

Email: info@lidhjaebizneseve.org

Phone: +383 (0) 44 331491

​

© 2024 Lidhja e Bizneseve të Kosovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara !

bottom of page