LeBK pret në takim Presidentin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Çorlus

7 shk 2025
LeBK pret në takim Presidentin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Çorlus
Sot, kemi pasur nderin të mikpresim z. Izzet Volkan, Presidentin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Çorlus, së bashku me anëtarët e Bordit Drejtues, në një vizitë në Kosovë. Gjatë këtij takimi, organizuam një drekë punë më bizneset, ku morën pjesë përfaqësues të kompanive nga sektore të ndryshëm të industrisë kosovare, duke krijuar mundësi për shkëmbim ideje dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve.
Ky event i rëndësishëm ka shërbyer si një mundësi për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit në rritjen e investimeve, si dhe për të thelluar marrëdhëniet tregtare mes Kosovës dhe Turqisë. Me një vizion të orientuar nga inovacioni, synojmë të ndërtojmë një të ardhme më të fortë dhe më të bashkuar për bizneset e të dy vendeve, duke hapur mundësi të reja për zhvillim të qëndrueshëm dhe rritje të ndërsjellë ekonomike.