top of page

Astra Design në Lidhjen e Bizneseve të Kosovës

25 shk 2025

Astra Design në Lidhjen e Bizneseve të Kosovës

Njoftim për Anëtarësim:

Astra Design në Lidhjen e Bizneseve të Kosovës

Lidhja e Bizneseve më knaqësi njofton anëtarësimin e ri të kompanisë Astra Design, e cila është e specializuar në prodhimin e dyer të blinduara dhe më një gamë të gjerë të produkteve të dyerve.

Astra Desing sjell në treg një gamë të gjerë dyer të blinduara, të cilat janë të dizajnuara për të ofruar mbrojtje maksimale dhe estetikë moderne. Kompania përdor teknologjitë më të avansuara dhe materiale të cilësisë së lartë, duke siguruar një standard të lartë në prodhim. Me përkushtimin e saj për inovacion dhe cilësi, Astra Design është e përgatitur të përmbushë nevojat e një tregu gjithnjë në rritje për zgjidhje sigurie.

Anëtarësimi në Lidhjen e Bizneseve do të mundësojë që Astra Design të veprojë në një ambient më bashkëpunues, duke ndarë ekspertizën e saj dhe përvojën me anëtarët e tjerë të rrjetit. Kjo do të krijojë mundësi të reja për bashkëpunim, promocion të produkteve dhe zhvillim të biznesit.

Ne e urojmë Astra Design për anëtarësimin e saj dhe e mirëpresim në radhët tona.

Për më shumë informacion mbi Astra Design dhe produktet e saj, ju lutem vizitoni faqen e saj zyrtare. www.astradesign.biz

Lidhja e Bizneseve të Kosovës

League of Businesses in Kosovo

Zëri i Biznesit Tuaj!

Email: info@lidhjaebizneseve.org

Phone: +383 (0) 44 331491

© 2024 Lidhja e Bizneseve të Kosovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara !

bottom of page