top of page

Lidhja e Biznesëve të Kosovës dhe Shoqata e Naftëtarëve kordinohen për të rritur bashkëpunimin në sektorin e naftës.

17 jan 2024

Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, z. Dreshaj, takoi kryetarin e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, z. Fadil Berjani.

Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, z. Dreshaj, takoi kryetarin e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, z. Fadil Berjani.

Biseduan për bashkëpunimin dhe koordinimin në të mirë të vendit, për situatën ekonomike, veçanërisht sfidat në sektorin e naftës në Republikën e Kosovës.

Si Lidhje e Biznesëve po punojmë me vendosmëri për të mirën e bizneseve dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës. Bashkëpunimi me Shoqatën e Naftëtarëve është një hap i rëndësishëm drejt kësaj qëllimi. Jemi të angazhuar të punojmë me vendosmëri për të adresuar kërkesat dhe nevojat e biznesit në Kosovë. Ne si Lidhja e Biznesëve po bëjmë përpjekje të mëdha për të përmirësuar klimën e biznesit dhe të lehtësojmë proceset e kehtësimit të biznesit në vend. Nëpërmjet bashkëpunimit dhe përkrahjes së ndërsjellë, mund të ndërtojmë një ambient më të favorshëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës. theksoi Dreshaj.

Bashkëpunimi me Lidhjen e Bizneseve është shumë i rëndësishëm për të arritur rezuktatet të mira. Ju përgezoj pér punën që po e beni dhe kontributin e juaj me rekomandime dhe forma te ndryshme ne t’mirë të bizneseve dhe vendit.Së bashku, ne mund të bëjmë ndryshime të mëdha dhe të sjellim përparim në sektorin e naftës dhe në ekonominë e vendit! theksoi z. Berjani.



Lidhja e Bizneseve të Kosovës

League of Businesses in Kosovo

Zëri i Biznesit Tuaj!

Email: info@lidhjaebizneseve.org

Phone: +383 (0) 44 331491

© 2024 Lidhja e Bizneseve të Kosovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara !

bottom of page