top of page

Në kuadër të vizitës zyrtare në Tirana, delegacioni i Lidhja e Bizneseve të Kosovës zhvilloi një takim të rëndësishëm me Prefektin e Qarkut të Tiranës, z. Shkëlqim Hajdari.

28 shk 2026

Gjatë këtij takimi u diskutuan mundësitë konkrete për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, me theks të veçantë në forcimin e lidhjeve ndërmjet institucionit të Prefektit dhe Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, si një urë e rëndësishme bashkëpunimi për komunitetin e biznesit.

Prefekti Hajdari shprehu gatishmërinë për të ofruar mbështetje dhe për të lehtësuar procedurat për sipërmarrësit nga Kosova që synojnë të zhvillojnë aktivitetin e tyre në Qarkun e Tiranës, duke garantuar një qasje bashkëpunuese dhe institucionale.

Nga ana e saj, Lidhja e Bizneseve të Kosovës theksoi rëndësinë e koordinimit të qëndrueshëm institucional dhe krijimit të mekanizmave konkretë të bashkëpunimit, në mënyrë që bizneset të jenë sa më të përgatitura për standardet evropiane dhe për sfidat e tregut rajonal.

Palët u dakorduan që ky takim të shërbejë si pikënisje për takime të rregullta dhe iniciativa të përbashkëta konkrete, në funksion të zhvillimit ekonomik dhe fuqizimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona.

Në shenjë mirënjohjeje për gatishmërinë dhe përkushtimin ndaj këtij bashkëpunimi, Prefektit z. Hajdari iu dorëzua një dhuratë simbolike nga Lidhja e Bizneseve të Kosovës – statuja e Adem Jashari, simbol i qëndresës, unitetit dhe përkushtimit kombëtar.

Bashkë, ne jemi një.

Lidhja e Bizneseve të Kosovës

League of Businesses in Kosovo

Zëri i Biznesit Tuaj!

Email: info@lidhjaebizneseve.org

Phone: +383 (0) 44 331491

© 2024 Lidhja e Bizneseve të Kosovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara !

bottom of page