FTESË ZYRTARE

19 mar 2026
Ftesë
Të nderuar përfaqësues të bizneseve anëtare të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës,
Në kuadër të bashkëpunimit institucional dhe zbatimit të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Lidhjes së Bizneseve të Kosovës dhe Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në edicionin e dytë të forumit të investimeve “MatchMaker Albania 2”, i cili organizohet nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama.
Ky forum përbën një platformë të rëndësishme për nxitjen e investimeve, zhvillimin e partneriteteve tregtare dhe thellimin e bashkëpunimit me partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë. “MatchMaker Albania” synon të krijojë hapësira konkrete për dialog të drejtpërdrejtë, shkëmbim përvojash dhe identifikim të mundësive të reja për investim dhe bashkëpunim ekonomik në Republikën e Shqipërisë.
Edicioni i dytë i forumit do të mbahet më 26 mars 2026, në ambientet e Pallatit të Kongreseve, Tiranë, me fokus në katër sektorë strategjikë, të organizuar në zona të dedikuara ndërveprimi:
• Smart Agriculture
• Power Next (Energy)
• Future Estate
• Digital Horizons
Në këtë kuadër, përmes bashkëpunimit ndërinstitucional me AIDA-n, ju ftojmë të bëheni pjesë e delegacionit të bizneseve nga Kosova, për të përfaqësuar kompaninë tuaj në këtë forum të rëndësishëm rajonal dhe për të eksploruar mundësi konkrete bashkëpunimi dhe investimi.
Pjesëmarrja juaj do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe në zgjerimin e rrjetit tuaj të partnerëve strategjikë.
Ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në kohën më të shkurtër të mundshme përmes linkut në vijim:
https://matchmaker.b2balkan.com/
Njëkohësisht, ju inkurajojmë që këtë ftesë ta shpërndani edhe tek bizneset e tjera të interesuara, në mënyrë që sa më shumë kompani të përfitojnë nga pjesëmarrja në këtë forum të rëndësishëm ekonomik.
Për çdo informatë shtesë, ju lutemi të na kontaktoni përmes emailit: info@lidhjaebizneseve.org ose në zyrat e Lidhjes së Bizneseve të Kosovës.
Me respekt,
Lidhja e Bizneseve të Kosovës
