Sfidat dhe Rritja e Bashkëpunimit Ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë
4 tet 2024
Sfidat dhe Rritja e Bashkëpunimit Ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë
Kryetari i Lidhjes, z. Besart Dreshaj, u takua me Ambasadorin e Shqipërisë në Republikën e Kosovës, z. Petrit Malaj, për të diskutuar dhe rishikuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve.
Gjatë takimit, u zhvillua një bashkëbisedim i dobishëm ku u adresuan çështje të rëndësishme për jetësimin e projekteve konkrete, rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh në sfidat që paraqiten në rrugën drejt integrimit europian të dy vendeve dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Diskutimet u fokusuan në tre pikat kyçe:
1. Thellimi i bashkëpunimit ekonomik midis Shqipërisë dhe Kosovës, përmendje e mundësive të reja për rritjen e këtij bashkëpunimi.
2. Shkëmbimet tregtare dhe mënyrat për të përmirësuar ato në të ardhmen.
3. Kordinimi për eliminimin e barrierave tregtare mës dy vendeve.
4. Planifikimi dhe implementimi i projekteve dhe iniciativave konkrete për thellimin e bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve.
Delegacioni i Lidhjes ishte i përfaqësuar nga personalitete të shquara:
- Dr. Dergut Aliu, Pronar i Spitalit Lindja
- Mustaf Halili, Përfaqësues i Fabrikës Royal Paper Cups
- Hashim Deshishku, Drejtor i Lesna
- Bahim Selimaj, Drejtor i Elsa Group
- Shkelzen Feka, Avokat ndersa pjesë nga ambasada ishte sekretari i parë,z. Kastriot Noli.
Ky takim i rëndësishëm ka kontribuar në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe në krijimin e ambienteve më të favorshme për zhvillimin e bashkëpunimit dhe rritjen e aktiviteteve ekonomike në mesin e tyre.