Themelohet Departamenti i Shëndetësisë në LBK
3 dhj 2024
Në kuadër të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, kemi kënaqësinë të prezantojmë Kordinatorin e Departamentit për Shëndetësi, doktorin e njohur, Dr. Dergut Aliu.
Në kuadër të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, kemi kënaqësinë të prezantojmë Kordinatorin e Departamentit për Shëndetësi, doktorin e njohur, Dr. Dergut Aliu.
Ky departament do të shërbejë si një zë i fuqishëm dhe mbështetës për avancimin e sektorit privat të shëndetësisë në Kosovë. Si departament do të kontribuojmë në zhvillimin e politikave, përmirësimin e kushteve dhe mbështetje për iniciativat që synojnë krijimin e një sistemi shëndetësor më të fortë dhe efikas. Dr. Aliu theksoi se ky Departament ka për qëllim të ndërtojë një Strategji për mbështetje të sektorit privat të shëndetësisë, si dhe të thellojë bashkëpunimin me institucionet përkatëse, gjithnjë në interes të qytetarëve të Kosovës.
Kryetari i LBK-së, z. Dreshaj, u shpreh i kënaqur për hapjen e këtij departamenti të ri, duke theksuar se zgjerimi i fushëveprimit të Lidhjes së Bizneseve është një vlerë e shtuar për Lidhjen. Ai theksoi mundësinë që ky departament ofron për institucionet shtetërore, duke u dhënë mundësi për të pranuar propozime profesionale dhe konkrete në fushën e politikë-bërjes, të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e sektorit të shëndetësisë në Kosovë.
Lidhja e Bizneseve të Kosovës, nëpërmjet angazhimit të vazhdueshëm, po bëhet një partner i rëndësishëm për sektorin privat në shumë fusha, duke kontribuar në zhvillimin e përgjithshëm dhe fuqizimin e sektorit privat, si dhe në rritjen e zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës.
All reactions:
12You, Din Rugova, Veton Kurti and 9 others