Shtypshkronja NTG Blendi – Anëtare e Lidhjes së Bizneseve të Kosovës

11 mar 2025
Shtypshkronja NTG Blendi – Anëtare e Lidhjes së Bizneseve të Kosovës
Shtypshkronja NTG Blendi – Anëtare e Lidhjes së Bizneseve të Kosovës
Shtypshkronja NTG Blendi, anëtare e Lidhjes së Bizneseve të Kosovës (LBK), është një ndër emrat më të njohur në industrinë e shtypshkrimit në Kosovë. Me seli në Prishtinë dhe mbi dy dekada përvojë, kjo kompani ka ndërtuar një reputacion të fortë për profesionalizëm dhe cilësi të lartë në shërbimet e saj.
E themeluar në vitin 1990, Shtypshkronja Blendi tashmë ka 34 vjet përvojë, duke u rritur dhe zhvilluar përmes përpjekjeve të mëdha dhe investimeve të vazhdueshme. Me një staf mbi 50 punëtorësh, ajo është një kompani e mesme me një të ardhme premtuese.
Falë mbështetjes së vazhdueshme të institucioneve dhe përkushtimit ndaj cilësisë, Blendi është zgjeruar ndjeshëm vitet e fundit, duke rritur kapacitetet prodhuese dhe duke investuar në teknologji moderne për të përmirësuar shërbimet që ofron.
Shërbimet dhe Produktet e NTG Blendi
Materiale zyrtare dhe shkollore
Mobilie për zyra – karrige, rafte metalike
Shërbime printimi – katalogë, revista, libra, fletëpalosje, vizitkarta, tiketa
Produkte promocionale – shkrepsa, kapela, USB, kimika me logo, maica me logo
Reklama & 3D – billboarda, gravime, offset printim
Duke kombinuar përvojën e gjatë me teknologjinë moderne dhe inovacionin, NTG Blendi vazhdon të jetë një nga partnerët më të besueshëm për bizneset dhe institucionet në Kosovë.