top of page

BRT SHPK pjesë e Lidhjes së Bizneseve të Kosovës

7 pri 2025

BRT SHPK pjesë e Lidhjes së Bizneseve të Kosovës

Vazhdojmë me anëtarësimet në Lidhjen e Bizneseve të Kosovës!

Këtë herë, me kënaqësi mirëpresim kompaninë BRT SHPK, me seli në Prishtinë.

BRT SHPK është një kompani ndërtimi që ofron shërbime të plota në realizimin e objekteve banesore dhe jo-banesore – nga ndërtimi i vrazhdë e deri te dorëzimi i çelësave në dorën e klientit. Me një staf të kualifikuar dhe profesional, ata realizojnë çdo projekt me përpikëri dhe cilësi, duke u siguruar që çdo shtëpi të jetë ashtu siç është ëndërruar.

Kompania gjithashtu merret me ndërtim dhe rregullim infrastrukture, duke kontribuar në zhvillimin urban dhe përmirësimin e infrastrukturës në vend. Në bashkëpunim me biznese vendore, BRT SHPK luan një rol të rëndësishëm në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e tregut vendor.

BRT SHPK tashmë është një emër i dëshmuar në tregun kosovar – me punë cilësore, korrektësi dhe përkushtim të vazhdueshëm ndaj klientit.

Mirë se vini në komunitetin tonë të bizneseve!

Bashkë, do të vazhdojmë të forcojmë zërin e biznesit vendor dhe të gjejmë zgjidhje për sfidat e përbashkëta të tregut.

Për më shumë informata:

+383 43 766 696



Lidhja e Bizneseve të Kosovës

League of Businesses in Kosovo

Zëri i Biznesit Tuaj!

Email: info@lidhjaebizneseve.org

Phone: +383 (0) 44 331491

© 2024 Lidhja e Bizneseve të Kosovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara !

bottom of page