Royal Pepar Cups: Tregues i Vërtetë i Suksesit në Industrinë e gotave dhe produkteve të Letrës!
8 shk 2024
Vizitë zyrtare në kompaninë Royal paper cup
Royal Pepar Cups: Tregues i Vërtetë i Suksesit në Industrinë e gotave dhe produkteve të Letrës!
Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj , së bashku më nënkryetarin Hashim Deshishku, kanë vizituar kompaninë “ROYAL Pepar Cups” si shenjë përkrahje për sektorin e prodhimit. Dreshaj, ka shprehur rëndësinë që posedon sektori i prodhimit, i cili sektor është shtyllë e zhvillimit në vendin tonë. Vetem duke mbeshtetur prodhimin vendos, ne kemi një mirëqenie, ekonomi dhe shtet më të fortë.
Kompania Royal Pepar Cups është një fabrikë e specializuar në prodhimin e gotave të letrës dhe produkteve të tjera nga letra. Në vetëm dy vite, ata kanë arritur të bëhen një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe të eksportojnë në disa shtete të Evropës. Suksesi i tyre vjen nga përkushtimi dhe profesionalizmi i tyre në prodhimin e produkteve cilësore. Me një gamë të gjerë të produkteve dhe një reputacion të ndërtuar mbi shërbimin e shkëlqyer ndaj klientëve, Royal Pepar Cups ka fituar besimin e klientëve dhe ka rritur rëndësinë e tyre në tregun e gotave të letrës. Është frymëzuese të shohim një kompani të re të arritur suksesin me punën e tyre të palodhshme dhe përkushtimin ndaj cilësisë.