top of page

Kryetari Dreshaj bashkë me anëtarët e bordit vizituan kompaninë Comodita

23 sht 2024

Kryetari Dreshaj bashkë me anëtarët e bordit vizituan kompaninë Comodita

Kryetari i Lidhjes sé Bizneseve të Kosovës, z.Besart Dreshaj së bashku anëtarët e Bordit të Lidhjes ishin sot në vizitë tek kompania Comodita, e cila është pjesë e korporatës së fuqishme Devolli Corporation. Me këtë rast, u mirëpritëm nga Drejtori, z. Genc Sadiku, së bashku me bashkëpunëtorët e korporates, z. Azem Rexhaj dhe z. And Gjakova.

Gjatë kësaj vizite ishte vërtetë impresionuese të shihnim nga afër procesin e prodhimit, ku investimet në teknologji moderne kanë transformuar operacionet e fabrikës. I tërë procesi i prodhimit është plotësisht i automatizuar dhe funksionon e kontrollohet rigorozisht në përputhje me standardet më të larta të menaxhimit të cilësisë. Kjo qasje siguron një nivel të shkëlqyer të produkteve, të certifikuara sipas standardeve më të avancuara evropiane. Kjo i ka mundësuar fabrikës të konkurojë me sukses në tregjet e Bashkimit Evropian dhe më gjerë, duke e pozicionuar Kosovën si një aktor të rëndësishëm në ekonominë globale.

Sukseset e kompanisë Comodita janë suksese të zhvillimit të mbarë Kosovës, e në veçanti zhvillimit të sektorit të prodhimit, ku ky brend ka arritur që të prezantojnë denjësisht prodhimet Made in Kosova në të gjithë botën.

Kosova ka nevojë për histori suksesi si kjo, dhe asgjë nuk duhet ta pengojë përparimin, përkundrazi, suksesi i tillë duhet të ndriçojë rrugën për të gjithë!

Lidhja e Bizneseve të Kosovës

League of Businesses in Kosovo

Zëri i Biznesit Tuaj!

Email: info@lidhjaebizneseve.org

Phone: +383 (0) 44 331491

© 2024 Lidhja e Bizneseve të Kosovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara !

bottom of page