top of page

Lidhja e Bizneseve ua uron ditën e pavarësisë të gjithë qytetarëve dhe bizneseve

16 shk 2024

Urime dita e pavarësisë

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,


Afaristë të respektuar,



Shpallja e Pavarësisë më 17 shkurt 2008, përbën të arriturën më të madhe të popullit të Kosovës pas 100 vjet përpjekjesh të gjithanshme për liri.


Pavarësia e Kosovës është kurorëzim i sakrificave dhe përkushtimit të paepur të gjeneratave të tëra të popullit të Kosovës, të artikuluara në nivelin më të lartë gjatë rezistencës gjithëpopullore të prirë nga Arkitekti i Pavarësisë, Ibrahim RUGOVA, e cila u pasua me luftën çlirimtare të prirë nga Komandanti Legjendar, Adem JASHARI.



Urime 16 vjetori i Pavarësisë!


Zoti e Bekoftë Republikën e Kosovës

bottom of page