top of page
Lidhja e bizneseve shpreh ngushëllime familjes Osmani

11 shk 2025
Lidhja e bizneseve shpreh ngushëllime familjes Osmani
E nderuar redaksi Ekonomia Online,
Me rastin e ndarjes nga jeta të pronarit tuaj, Faton Osmanit, në emër të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, ju shprehim ngushëllime të sinqerta për këtë humbje të rëndë.
Faton Osmani ka qenë një mik i shtrenjtë dhe një bashkëpunëtor i çmuar, dhe humbja e tij është një goditje e madhe jo vetëm për ju, por për të gjithë ne që patëm nderin ta njohim dhe të punojmë me të.
Do ta kujtojmë gjithmonë për angazhimin e tij dhe përkushtimin që dha për zhvillimin e sektorit të gazetarisë dhe të biznesit.
Me respekt dhe ngushëllime të thella,
Lidhja e Bizneseve të Kosovës
bottom of page