Në televizionin Dukagjini, i ftuar ishte z. Brahim Selimaj, Sekretar i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës dhe njëkohësisht udhëheqës i Shoqatës së Ndërtimtarëve të Kosovës.

Në televizionin Dukagjini, i ftuar ishte z. Brahim Selimaj, Sekretar i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës dhe njëkohësisht udhëheqës i Shoqatës së Ndërtimtarëve të Kosovës.
Gjatë diskutimit, ai ngriti shqetësime serioze lidhur me politikat aktuale të institucioneve të vendit, duke theksuar mungesën e veprimeve konkrete për të parandaluar dëmtimin e ekonomisë, prodhimit vendor dhe mirëqenies së qytetarëve.
Ndër çështjet kryesore të trajtuara u theksuan:
• Vendimet e ZRRE-së për tarifat e energjisë elektrike dhe pasojat e tyre në ekonomi
• Dyshimet dhe problemet që lidhen me menaxhimin e sistemit energjetik dhe tregun e hapur për disa kompani
• Vendimi i Ministrisë së Mjedisit lidhur me zonën e Bjeshkëve të Rugovës dhe rrethinën, i cili rrezikon zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale
• Mungesa e reformave në politikat fiskale
• Vonesat dhe burokracia në sektorin e gurthyesve dhe procedurat administrative që po bllokojnë zhvillimin e projekteve ekzistuese
Lidhja e Bizneseve të Kosovës mbetet zëri i fuqishëm i komunitetit të biznesit, duke ngritur vazhdimisht shqetësimet dhe duke kërkuar zgjidhje konkrete për çdo problem që ndikon në zhvillimin ekonomik të vendit, prodhuesve vendor dhe mirëqenien e qytetarëve.
Qëllimi ynë mbetet i qartë: një ekonomi më e fortë, politika më efikase dhe një ambient më i favorshëm për bizneset në Kosovë.
