top of page

Lidhja e Bizneseve të Kosovës e vlerëson si lajm shumë pozitiv për vendin heqjen e masave financiare nga Komisioni Evropian

Lidhja e Bizneseve të Kosovës e vlerëson si lajm shumë pozitiv për vendin heqjen e masave financiare nga Komisioni Evropian



Lidhja e Bizneseve të Kosovës e konsideron si një zhvillim shumë të rëndësishëm dhe inkurajues për ekonominë e vendit vendimin e Komisioni Evropian për heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës.



Këto masa, të cilat ishin në fuqi për një periudhë të caktuar, u vlerësuan si të padrejta dhe me ndikim negativ për bizneset dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke kufizuar qasjen në fonde dhe duke penguar projekte të rëndësishme zhvillimore.



Heqja e tyre pritet të krijojë një klimë më të favorshme për investime, të lehtësojë bashkëpunimin ekonomik me partnerët ndërkombëtarë dhe të ndikojë pozitivisht në rritjen ekonomike të vendit.



Lidhja e Bizneseve të Kosovës thekson rëndësinë e vazhdimit të reformave dhe forcimit të partneritetit me institucionet evropiane, në mënyrë që të sigurohet një zhvillim i qëndrueshëm dhe integrim i mëtejmë në tregjet evropiane.

Lidhja e Bizneseve të Kosovës

League of Businesses in Kosovo

Zëri i Biznesit Tuaj!

Email: info@lidhjaebizneseve.org

Phone: +383 (0) 44 331491

© 2024 Lidhja e Bizneseve të Kosovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara !

bottom of page