top of page

Mbrëmje e veçantë në iftar me miq të çmuar nga Turqia

18 mar 2025

Mbrëmje e veçantë në iftar me miq të çmuar nga Turqia

Mbrëmje e veçantë në iftar me miq të çmuar nga Turqia

Lidhja e Bizneseve të Kosovës pati kënaqësinë të mirëpresë sonte në iftar Kryetaren e Komunës së Foçës në provincën e Izmirit, znj. Saniye Bora Fiçi, kryetarin e Shoqatës Kulturore Rumeli Kosova, z. Uğur Şengöz, dhe anëtarët tjerë të delegacionit.

Po ashtu, ishte nder i veçantë të kemi në mesin tonë Nënkryetarin e Komunës, z. Florian Dushi.

Gjatë takimit, diskutuam për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe potencialin e investimeve, duke synuar forcimin e lidhjeve tona ekonomike dhe kulturore.

Shqiptarët në Turqi vazhdojnë të jenë një urë e fuqishme lidhëse mes dy vendeve. Ata, jo vetëm në Turqi por kudo në botë, janë ambasadorët më të mirë të Kosovës, duke kontribuar në forcimin e marrëdhënieve dhe promovimin e mundësive të reja për zhvillim ekonomik e tregtar.

Lidhja e Bizneseve të Kosovës

League of Businesses in Kosovo

Zëri i Biznesit Tuaj!

Email: info@lidhjaebizneseve.org

Phone: +383 (0) 44 331491

© 2024 Lidhja e Bizneseve të Kosovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara !

bottom of page