Lidhja e Bizneseve të Kosovës dhe Shoqata e Naftëtarëve koordinohen për të rritur bashkëpunimin në sektorin e naftës
18 jan 2024
Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj, takoi kryetarin e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.
Në takim biseduan për bashkëpunimin dhe koordinimin në të mirë të vendit, për situatën ekonomike, veçanërisht sfidat në sektorin e naftës në Republikën e Kosovës.
Dreshaj tha se, si Lidhje e Bizneseve po punojmë me vendosmëri për të mirën e bizneseve dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Bashkëpunimi me Shoqatën e Naftëtarëve është një hap i rëndësishëm drejt kësaj qëllimi.
Jemi të angazhuar të punojmë me vendosmëri për të adresuar kërkesat dhe nevojat e biznesit në Kosovë. Ne si Lidhja e Bizneseve po bëjmë përpjekje të mëdha për të përmirësuar klimën e biznesit dhe të lehtësojmë proceset e lehtësimit të biznesit në vend.
Nëpërmjet bashkëpunimit dhe përkrahjes së ndërsjellë, mund të ndërtojmë një ambient më të favorshëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës”, theksoi Dreshaj.
Ndërsa Berjani tha se, bashkëpunimi me Lidhjen e Bizneseve është shumë i rëndësishëm për të arritur rezultatet të mira.
Ju përgëzoj për punën që po e bëni dhe kontributin e juaj me rekomandime dhe forma te ndryshme ne të mirë të bizneseve dhe vendit.
“Së bashku, ne mund të bëjmë ndryshime të mëdha dhe të sjellim përparim në sektorin e naftës dhe në ekonominë e vendit”, theksoi Berjani