top of page

Përfaqësuesit e Lidhjes së Bizneseve zhvilluan një takim me Ministrin z. Faton Peci.

29 jan 2024

Përfaqësuesit e Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, të kryesuar nga Kryetari,z. Dreshaj, zhvilluan një takim me Ministrin z. Faton Peci.

Përfaqësuesit e Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, të kryesuar nga Kryetari,z. Dreshaj, zhvilluan një takim me Ministrin z. Faton Peci.


Ku tematike kryesore ishte; plotësim ndryshimi i Ligjit për investime strategjike, parku nacional - bjeshkët e nemuna, u diskutua për tokat në kuader të agjencisë së pyejeve, Krijimi i produkteve strategjike bujqësore sipas zonave, subvencionimi i këtyre produkteve si dhe hartimi i një strategjie të përbashkët për promovimin e prodhimeve vendore në arenen nderkombetare.


Dreshaj falënderoj Ministrin Peci për pritjen dhe njëherit në emër të tij dhe të Lidhjes e përgezoj për punën dhe angazhimin e tij në mbeshtetje të bujqeve dhe prodhuesve.


Ai gjithashtu u shpreh se Lidhja është e përkushtuar që të rrisë bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve në aspektin ekonomik .


Ministri Peci, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm me Lidhjen e Bizneseve të Kosovës, për bashkëpunim dhe fuqizim të këtij sektori i cili lidhet ngushtë me dikasterin që ai udhëheq

Lidhja e Bizneseve të Kosovës

League of Businesses in Kosovo

Zëri i Biznesit Tuaj!

Email: info@lidhjaebizneseve.org

Phone: +383 (0) 44 331491

© 2024 Lidhja e Bizneseve të Kosovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara !

bottom of page