Lidhja e Bizneseve dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës lidhin Memorandum Mirëkuptimi
7 shk 2024
Firmosja e memorandumit të bashkëpunimi mes Lidhjes së Bizneseve të Kosovës dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Lidhja e Bizneseve të Kosovës dhe Asocacioni i Komunave fuqizojnë bashkëpunimin e ndersjelltë për zhvillimin ekonomik në nivel komunal.
Firmosja e memorandumit të bashkëpunimi mes Lidhjes së Bizneseve të Kosovës dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës.
i cili është nënshkruar nga Kryetari i LBK z.Besart Dreshaj dhe Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës z.Sazan Ibrahimi ka për qëllim, mbeshtetjen e komunave në fushen zhvillimit ekonomik duke kontribuar në hartimin e projekteve për fuqizimin e bizneseve lokale, promovimin e shërbimeve dhe produkteve të tyre, dhe ngritjen e njohurive bashkëkohore të teknologjisë dhe intelegjencës artificiale.
Lidhja e bizneseve do të angazhohet në krijimin e një ambientit të përshtatshëm të të bërit biznes si dhe hartimin e projekt ideve për tërheqjen e investimeve lokale, regjionale dhe ndërkombëtare.
Lidhja e bizneseve do të bëjë promovimin e prodhimeve vendore, zhvillimin e parneritetit të sektorit Publiko-Privat.
Lidhja do ta mbështesë Asociacionin e komunave në përpilimin e Planeve dhe strategjive Zhvillimore Ekonomik lokale. Realizimin e projekteve të përbashkëta në ekonomi dhe angazhimeve të përbashkëta në aktivitetet tjera ekonomike.
Asociacioni i Komunave të Kosovës do të ofroj bashkëpunim të mirëfilltë Lidhjës së Bizneseve të Kosovës, për zhvillimin e aktiviteteve ekonomike që do të ketë ndikim në të gjitha komunat e Kosovës, përmes :
Bashkëpunimit të ngushtë në zhvillimin e projekteve tjera më karakter ekonomik, do të mbaj takime të përbashkëta zyrtare, sipas nevojave të palëve si dhe Hulumtime dhe Studime që kanë të bejnë më Analizat të Tregut dhe studim të fizibilitetit.
Kjo Marrëveshje Bashkëpunimi është nënshkruar, sot më datën 20.06.2022, në ambientet e zyrës së Lidhjes së Bizneseve të Kosovës.