top of page

Në Ministrinë e Mjedisit të Republikës së Shqipërisë, së bashku me delegacionin e Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, zhvilluam një takim me Zv. Ministrin z. Koci dhe Zv. Ministren znj. Elda Xhumari, ku bashkëbiseduam për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona.

27 shk 2026

Gjatë takimit u prezantuan planet dhe prioritetet e Qeverisë së Shqipërisë në fushat që ndërlidhen me mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm, si dhe kriteret dhe standardet që burojnë nga procesi i integrimit në Bashkimin Evropian. U diskutua gjithashtu për reformat dhe ndryshimet që pritet të ndikojnë në klimën e biznesit dhe në përputhjen me standardet e BE-së.

Ministrit Sofjari i dorëzuam një dhuratë simbolike, në shenjë mirënjohjeje për gatishmërinë dhe përkushtimin e tij për bashkëpunim.

Palët u dakorduan që ky bashkëpunim të jetë vetëm fillimi i një serie takimesh dhe angazhimesh konkrete të përbashkëta, në funksion të forcimit të bashkëpunimit institucional dhe ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Lidhja e Bizneseve të Kosovës

League of Businesses in Kosovo

Zëri i Biznesit Tuaj!

Email: info@lidhjaebizneseve.org

Phone: +383 (0) 44 331491

© 2024 Lidhja e Bizneseve të Kosovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara !

bottom of page