top of page

Lidhja e Bizneseve të Kosovës dhe Komuna e Ferizaj nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunim.

17 tet 2024

Lidhja e Bizneseve të Kosovës dhe Komuna e Ferizaj nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunim.

Sot, në Ferizaj, Nënkryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, z. Hashim Deshishku dhe Nënkryetari i Komunës së Ferizaj , z. Lulzim Aliu , nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit institucional dhe krijimit të një marrëdhënieje formale mes dy institucioneve.

Lidhja e Bizneseve të Kosovës gjatë këtij takimi u përfaqësua nga Hashim Deshishku– Nënkryetar i Lidhjes se Bizneseve të Kosovës dhe Astrit Gashi anëtar i Bordit, nga Komuna ishte Nenkryetari Aliu dhe Drejtori i Zhvillimit Ekonomik, z. Balton Derguti.

Memorandumi synon krijimin e një platforme për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe konkret mes Komunës dhe komunitetit të biznesit, me fokus të veçantë në promovimin e prodhimeve vendore dhe turizmit, lehtësimin e procedurave administrative për bizneset, dhe përmirësimin e mjedisit të përgjithshëm biznesor në Ferizaj.

Objektivat kryesore të bashkëpunimit përfshijnë:

- Promovimin e prodhimeve dhe shërbimeve vendore;

- Lehtësimin e procedurave administrative për bizneset dhe përmirësimin e klimës së investimeve;

- Avokimin e përbashkët për nisma ligjore që adresojnë sfidat e komunitetit të biznesit;

- Promovimin e transparencës në proceset vendimmarrëse komunale;

- Koordinimin në zhvillimin e politikave që stimulojnë rritjen ekonomike dhe tërheqjen e investimeve;

- Angazhimin e bizneseve në adresimin dhe shqyrtimin e sfidave administrative dhe ligjore.

Nënkryetari i Aliu dhe Nënkryetari Deshishku theksuan rëndësinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi të përhershëm, duke shprehur përkushtimin e tyre për bashkërendimin e aktiviteteve në fushën e zhvillimit ekonomik të komunës, në të mirë të qytetarëve dhe komunitetit të biznesit.

Ky Memorandum shënon një fillim të ri në angazhimet e përbashkëta për përmirësimin e mjedisit ekonomik dhe përkrahjen e bizneseve në Ferizaj.

Lidhja e Bizneseve të Kosovës

League of Businesses in Kosovo

Zëri i Biznesit Tuaj!

Email: info@lidhjaebizneseve.org

Phone: +383 (0) 44 331491

© 2024 Lidhja e Bizneseve të Kosovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara !

bottom of page