Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi në mes të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës dhe Komunës së Junikut
27 nën 2024
Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi në mes të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës dhe Komunës së Junikut
Kryetari i Lidhjes se Biznesve të Kosovës, z.Besart Dreshaj dhe Kryetari i Komunes se Junikut, z.Ruzhdi Shehu kanë nënshkruar Memorandumin e Mirekuptimit ne mes të Lidhjes së Biznesve te Kosovës dhe Komunes së Junikut.
Memorandumi i Mirekuptimit synon rregullimin e marredhenieve ndermjet palëve ne procesin e implementimit te qellimeve te perbashketa, pra ne baze te partneritetit do te zhvillone bashkepunimin ne realizimin e promovimit te prodhimeve vendore, zhvillimit te projekteve ekonomike lokale, promovimit te bizneseve, investimeve te huaja, propozimeve lidhur me zhvillimin ekonomik lokal, zhvillimin
e projekteve te perbashketa ne Komunen e Junikut.
Ofrimi i këshillave profesionale në fusha të ndryshme për bizneset anëtare të Lidhjes se Bizneseve të Kosovës, këmbimi i informacione nga bazat e veta të të dhënave lidhur me aktivitetet e tyre dhe të bizneseve anëtare si dhe përgatitja e propozimeve dhe realizimi i projekteve të përbashkëta që kanë të bëjnë me përkrahjen e komunitetit të biznesit kosovar, janë disa prej pikave që përmban Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Lidhja e Bizneseve të Kosovës me Komunën e Junikut.
Kryetari i Lidhjes së Bizneseve, z. Besart Dreshaj , theksoi që ky është vetëm fillimi i bashkëpunimit me kryetarin dhe me Komunën e Junikut, sepse deri më tani me shumë sukses ju kemi asistuar bizneseve në tejkalim të sfidave të tyre. E përgezojmë kryetarin për punën dhe kontributin në zhvillimin e komunes.
Në anën tjetër, i pari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar në zgjidhje të problemeve si dhe në projekte të përbashkëta, për të cilat Komuna e Junikut ka qenë dhe është në dispozicion për ti shtyer projektet në të mirë të zhvillimit ekonomike të komunës dhe në mbeshtetje të sektorit privat!