Iftar me afaristë dhe bashkëpunëtorë

13 mar 2026
Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, së bashku me afaristë dhe bashkëpunëtorë e Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, ndamë momente të veçanta reflektimi, mirënjohjeje dhe diskutimesh të frytshme. Ky iftar shërbeu si një mundësi e mirë për të forcuar edhe më tej lidhjet tona profesionale dhe miqësore, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe solidaritetit mes komunitetit të biznesit.
Shprehim falënderimet tona të sinqerta për anëtarët Imer Ademi, nga kompania AlkoImpex, dhe Mustafë Krasniqi, nga Knap Construction, për mikpritjen dhe organizimin e këtij iftari të veçantë në ambientet e mrekullueshme të restorantit Gaia në Bernicë.
Pjesë e këtij iftari ishin përfaqësues të kompanive:
Elsa Group
Lesna Group
Pozhegu Brothers
Spitali Lindja
Melodia PX
AlbaKos
Shkëmbi Gllarevës
Knap Construction
AlkoImpex
Devolli Group
Beni Dona Group
Kuka sh.p.k.
Prime Invest sh.p.k.
Rata Solar
Prishtina Gaz
Brook Cafe & Food’s
Avokatura FM LAW L.L.C.
Elgon Kosova Hair
RA Crafted Design L.L.C.
Avokatura Juridica
Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim
bashkëpunëtori- profesional Dr. Adem Qorolli dhe ish kryetari i Prishtinës, z. Ismet Beqiri
Takime të tilla kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet bizneseve dhe në krijimin e mundësive të reja për zhvillim ekonomik dhe partneritete të qëndrueshme.
