top of page

Lidhja e Bizneseve të Kosovës dhe Komuna e Vitisë nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunim

10 jan 2025

Lidhja e Bizneseve të Kosovës dhe Komuna e Vitisë nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunim

Sot, në Viti, Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, z. Besart Dreshaj, dhe Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit institucional dhe krijimin e një marrëdhënieje formale mes dy institucioneve.

Në këtë ngjarje, Lidhja e Bizneseve të Kosovës u përfaqësua nga Kryetari Besart Dreshaj, Hashim Deshishku-Nenkryetar , Mustaf Krasniqi- anetar, Astrit Gashi -anetar bordir dhe kordinatori i Lidhjes per Gjeneve, z. Xhavit Islami. Memorandumi synon krijimin e një platforme për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe konkret mes Komunës dhe komunitetit të biznesit, me fokus të veçantë në promovimin e prodhimeve vendore, turizmit, lehtësimin e procedurave administrative për bizneset dhe përmirësimin e mjedisit të përgjithshëm biznesor në Viti.

Objektivat kryesore të bashkëpunimit përfshijnë:

 • Promovimin e prodhimeve dhe shërbimeve vendore;

 • Lehtësimin e procedurave administrative për bizneset dhe përmirësimin e klimës së investimeve;

 • Avokimin e përbashkët për nisma ligjore që adresojnë sfidat e komunitetit të biznesit;

 • Promovimin e transparencës në proceset vendimmarrëse komunale;

 • Koordinimin në zhvillimin e politikave që stimulojnë rritjen ekonomike dhe tërheqjen e investimeve;

 • Angazhimin e bizneseve në adresimin dhe shqyrtimin e sfidave administrative dhe ligjore.

Kryetari Dreshaj dhe Kryetari Haliti theksuan rëndësinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi të përhershëm dhe shprehën përkushtimin e tyre për bashkërendimin e aktiviteteve në fushën e zhvillimit ekonomik të komunës, në të mirë të qytetarëve dhe komunitetit të biznesit. Ky Memorandum shënon një fillim të ri në angazhimet e përbashkëta për përmirësimin e mjedisit ekonomik dhe mbështetjen e bizneseve në Viti.

Lidhja e Bizneseve të Kosovës

League of Businesses in Kosovo

Zëri i Biznesit Tuaj!

Email: info@lidhjaebizneseve.org

Phone: +383 (0) 44 331491

© 2024 Lidhja e Bizneseve të Kosovës. Të gjitha të drejtat e rezervuara !

bottom of page